Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » William Walker me dedikim personal për Bedri Hamzën, tregon respekt për vizionin e tij për një jetë më të mirë
    Aktuale/Të Fundit

    William Walker me dedikim personal për Bedri Hamzën, tregon respekt për vizionin e tij për një jetë më të mirë

    January 21, 2025

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin William Walker. Hamza dhe Walker i kanë kujtuar çastet vendimtare të historisë së Kosovës, kanë biseduar për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin.

    “Një kafe me ambasadorin William Walker, heroin e lirisë sonë, zëri i të cilit na dha shpresë dhe i hapi rrugë intervenimit të NATO-s.

    I kujtuam çastet vendimtare të historisë së Kosovës, biseduam për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin. Ambasadorin Walker e ftova që të jetë observues i drejtpërdrejtë i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale, të cilat doemos do ta bëjnë Kosovën ma të mirë”, ka shkruar Hamza.

    Demo

    Në fotografitë e publikuara nga Hamza shihet edhe një dedikim personal i Walkerit për Hamzën. “I dashuri Bedri, me ngrohtësinë dhe respektin tim më të thellë për vizionin tuaj për një jetë më të mirë për të gjithë kosovarët…”, ka shkruar Walker.

    Të përzgjedhurat
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.