Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » U vodhën 168 mijë euro në një argjendari në Prizren, kërkohet paraburgim për të arrestuarin
    Aktuale/Të Fundit

    U vodhën 168 mijë euro në një argjendari në Prizren, kërkohet paraburgim për të arrestuarin

    January 26, 2025

    Prokuroria Themelore në Prizren, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe pas një pune operative, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur që me datë 24.01.2025 të arrestojnë personin me inicialet Sh.H., nga fshati Greme të Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka vjedhur tre kilogramë ari dhe një kilogramë argjend me vlerë prej 168 mijë euro.

    I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me datë 12.01.2025, rreth orës 03:45, në njërën prej argjendarive në Prizren, duke vepruar në bashkëveprim me të pandehurit tjerë NN (gjerë më tani të paidentifikuar), pas një planifikimi paraprak dhe koordinimi në mes vete, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, ia marrin pasurinë të dëmtuarit A.B., (pronar i argjendarisë), në atë mënyrë që duke shfrytëzuar momentin kur në lokalin e të dëmtuarit nuk ishte askush, me përdorim të forcës fizike dhe të pajisur me mjete të përshtatshme e hapin derën e lokalit dhe e dëmtojnë alarmin, ku hyjnë brenda në lokal.  Më pas depërtojnë në lokal, e dëmtojnë kasafortën dhe arrijnë ta hapin dhe të marrin  3 kg  ari ( tre kilogram) dhe 1 kg argjend (një kilogram)  në vlerë prej 168.000.00 € (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë euro) dhe pastaj të pandehurit largohen nga dera kryesore në drejtim të panjohur.

    Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren, ku janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse në fshatin Greme.

    Demo

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi dhe prova të shumta të cilat janë sekuestruar. Gjithashtu, si provë materiale është sekuestruar automjeti me të cilin është kryer vepra penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, për të pandehurin Sh.H., brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.