Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » S’mori pjesë në inagurimin e Trumpit, Osmani tregon arsyen
    Aktuale/Të Fundit

    S’mori pjesë në inagurimin e Trumpit, Osmani tregon arsyen

    January 21, 2025

    Gjatë ditës së djeshme Donad Trump u inagurua si president i 47-të i Shteteve të Bashkura të Amerikës.

    Prezente në inagurim nuk ishte e para e vendit, Vjosa Osmani.

    Lidhur me këtë ka folur vetë Osmani.

    Demo

    Osmani, ka deklaruar se ka qenë e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, por që ka deleguar ambasadorë “siç kanë bërë liderë tjerë botëror”

    Osmani ka thënë se në këtë ceremoni krahas ambasadorit të Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, pjesëmarrës kanë qenë edhe Rejhan Vuniqi, këshilltare e Osmanit për politikë të jashtme.

    “Siç ju kam informuar, në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe të Senatit. Meqenëse shumica dërmuese e shteteve siç keni mundur ta shihni dje sa i përket liderëve shtetëror që janë udhëheqësesh shtetesh janë përfaqësuar nga ambasadorët, të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion presidencial të udhëhequr nga shefja ime e stafit dhe këshilltarja për politikë të jashtme. Të shoqëruara nga ambasadori ynë në SHBA, Ilir Dugolli, kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese e të cilat në fakt akoma po vazhdojnë, përfshirë takime të ekipit që unë e kam deleguar dhe sapo të përfundojnë të gjitha takimet e tyre, ne do të lëshojmë një komunikatë ku do ta informojmë publikun për të gjitha këto takime”, ka thënë Osmani.

    E para e shtetit nguroi të fliste edhe për fushatën elektorale në vend. Sipas saj, institucioni që ajo e drejton nuk merret me fushatë./Indeksonline/

    Donald Trump Të përzgjedhurat Vjosa Osmani
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.