Një kanosje me thikë ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.
Policia njofton se vëllai e ka kanosur me thikë vëllanë e tij.
“Prishtinë 11.07.2024-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur me mjet të mprehtë (thikë) vëllanë e tij”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.