Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Për një javë u shqiptuan 4 462 gjoba trafiku në rajonin e Prishtinës
    Aktuale/Të Fundit

    Për një javë u shqiptuan 4 462 gjoba trafiku në rajonin e Prishtinës

    July 15, 2024

    Vetëm gjatë javës së kaluar, zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë shqiptuar 4 462 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

    Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar më 15.07.2024, se aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara gjatë javës së kaluar.

    Për të mbajtur në nivel sigurinë në lokacione të ndryshme, Policia thotë se janë realizuar 221 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 55 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

    Demo

    Sipas Policisë, në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

    Në harkun e njëjtë kohor, Policia ka bërë të ditur se ka  sekuestruar  7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

    Foto;Policia e Kosovës

    Kryeqyteti
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.