Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Operacioni ndërkombëtar kundër drogës, 5 të arrestuar në Shqipëri, trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut
    Aktuale/Të Fundit

    Operacioni ndërkombëtar kundër drogës, 5 të arrestuar në Shqipëri, trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut

    January 21, 2025

    Policia e shtetit bën me dije se në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, të nisur në Itali, janë vënë në pranga në Shqipëri pesë persona.

    Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal trafikonte kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore, raporton A2CNN-i.

    Deri tani, në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë.

    Demo

    Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, u vunë në pranga shtetasit Igli Dervishi 30 vjeç,  Shkëlqim Pashja 44 vjeç, Ervin Dena 40 vjeç, banues në Elbasan dhe shtetasit Edmond Zhuja 41 vjeç dhe Genti Berisha 28 vjeç.

    Më tej, informacioni i siguruar nga Policia shqiptare, mundësoi kapjen në Spanjë, të  Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, një tjetër pjesëtar i grupit, gjithashtu me precedent penal.

    Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.

    Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore./Indeksonline/

    Kronika e zezë
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.