Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    Aktuale/Të Fundit

    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa

    April 9, 2025

    Personat që u panë në një video të bërë virale me një luan si kafshë shtëpiake që ia kafshon qafën dhe kokën një personi, janë pronari i luanit dhe miku i tij që kujdeset për ta ushqyer kafshën e egër.

    Kafsha e rrezikshme, që mbahet si mace shtëpie, ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit.

    Banorët e fshatit e dinë mirë historinë e fqinjit të tyre që mban si kafshë shtëpie një luan. Te shtëpia ku qëndroi deri më sot macja e madhe, kjo e fundit nuk duket gjëkundi më dhe duket se është larguar pas bërjes virale të videos e cila ka rënë edhe në dorën e policisë, raporton TopChannel.

    Demo

    Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kjo kafshë, e cila nuk duhet të mbahet në banesë, Policia e Fierit ka ngritur një grup të posaçëm pune për të trajtuar rastin, për shkak të natyrës së veçantë që ai paraqet, raporton Topchanel.

    Policia po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të marrë masa urgjente që sigurojnë jo vetëm largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve, sipas ligjit.

    Sipas policisë, mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike./Indeksonline/

    Luan Të përzgjedhurat
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.