Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Ilir Meta kërkon divorcin nga Monika Kryemadhi, gjykata cakton datën e seancës
    Aktuale/Të Fundit

    Ilir Meta kërkon divorcin nga Monika Kryemadhi, gjykata cakton datën e seancës

    January 26, 2025
    ilir meta

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkon divorcin me Monika Kryemadhin. Pasi e paralajmëroi publikisht disa muaj më parë, Meta ka nisur edhe procedurat ligjore.

    BalkanWeb mëson se Gjykata Civile e Tiranës ka caktuar datën për seancën për kërkesën e Metës. Gjykata do të shqyrtojë padinë e Metës në 21 shkurt, ora 10.30.

    “Lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Demo

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar, më 20 qershor ndarjen me Monika Kryemadhin.

    Meta tha se ndarja e tij me Kryemadhin tashmë është duke u ndjekur dhe në rrugë ligjore.

    Gjatë intervistës, Meta tha se ka lajmëruar dhe fëmijët e tij për vendimin e marrë.

    “Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, u shpreh Meta.

    Arsyet mbi këtë vendim Ilir Meta nuk i përfoli.

    Ilir Meta Monika Kryemadhi Shqiperia
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.