Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Fakulteti i Arteve në Prishtinë sonte do të prezantojë shfaqjen teatrale “Romeo dhe Zhulieta”, flet Regjisori Behluli
    Kulturë

    Fakulteti i Arteve në Prishtinë sonte do të prezantojë shfaqjen teatrale “Romeo dhe Zhulieta”, flet Regjisori Behluli

    July 13, 2024

    Nën regjinë e Lirim Behlulit, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë sot më datë 11 korrik 2024, do të prezantohet shfaqja teatrale “Romeo dhe Zhulieta” e shkruar nga William Shakespare.

    Shfaqja do të prezantohet në sallën e teatrit në Fakultetin e Arteve, me fillim nga ora 18:00.

    Regjisori i kësaj shfaqje në një deklaratë për Telegrafin tha se përgatitjet kanë zgjatur rreth një muaj dhe se nuk kanë hasur ndonjë vështirësi.

    Demo

    “Procesi i organizimit të kësaj shfaqje ka zgjatur një muaj e gjysmë. Ka shkuar mirë dhe nuk kemi hasur në ndonjë vështirësi që vlen të theksohet” tha ai.

    Ndër të tjera ai shtoi se aktorët me të cilët ka punuar për shfaqjen kanë treguar përkushtim dhe profesionalizëm.

    “Si regjisor, kam pasur kënaqësinë të punoj me një ekip të mrekullueshëm aktorësh dhe stafesh. Gjithmonë kam dashur të krijoj një mjedis krijues dhe bashkëpunues, ku të gjithë ndihen të lirë të shprehin idetë dhe talentin e tyre. Aktorët janë profesionistë, përveç njërit që është student. Gjatë kësaj periudhe, kanë treguar përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Jam shumë i kënaqur me punën e tyre dhe u uroj suksese të gjithëve” shprehet ai.

    Ndryshe, në këtë shfaqje sipas një njoftimi të bërë nga organizatorët, do të performojnë aktorët Albana Gashi, Ergjan Mehmeti, Mujë Xhekaj, Verona Mirena dhe Festim Bajçinca. Ndërsa, kostumografia është përgatitur nga Leonita Krasniqi, dizajni i dritave nga Albert Gashi, skenografia nga Lirim Behluli dhe dizajni nga Blerta Kllokoqi. Adaptimi është bërë nga Hynor Vitija.

    Kryeqyteti
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.