Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Edhe pse vazhdoi me Vëllaznimin, Ardian Mema jep dorëheqje nga drejtimi i skuadrës gjakovare
    Sport

    Edhe pse vazhdoi me Vëllaznimin, Ardian Mema jep dorëheqje nga drejtimi i skuadrës gjakovare

    July 13, 2024

    Pas një sezoni që konsiderohet i suksesshëm për Vëllaznimin, klubi gjakovar para një muaji kishte bërë të ditur se edhe zyrtarisht kishte vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Ardian Mema.

    Mirëpo, vetëm pas një muaji klubi gjakovar sërish përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se trajneri Mema ka dhënë dorëheqje nga pozita si kryetrajner të Vëllaznimit.

    Në njoftimin e klubit thuhet se dorëheqja e trajnerit ka ardhur si shkak i disa arsyeve personale.

    Demo

    “Trajneri Mema ka dhënë dorëheqje për arsye personale-familjare, kryesia e klubit e kanë pranuar me respekt dhe falënderim të thellë për kontributin e dhënë në skuadrën e KF Vëllaznimit.”, thuhet në njoftimin e KF “Vëllaznimi”.

    Theksojmë që klubi gjakovar tashmë ka filluar përgatitjet për sezonin 2024/2025 duke nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me disa futbollistë që kanë qenë pjesë e ekipit edhe sezonin e kaluar.

    Sporti në Kosovë
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.