Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Brenda vilës luksoze të Enver Hoxhës (Pamje)
    Aktuale/Të Fundit

    Brenda vilës luksoze të Enver Hoxhës (Pamje)

    January 26, 2025
    enver hoxha

    Vila luksoze e Enver Hoxha është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore.

    Historiani Erald Kapri tregon për Top Story se çfarë përmbante shtëpia e diktatorit, ku përfshinte pishina dimërore, dhomë kinemaje, ashensorë dhe madje tnele të nëndheshme që komunikonte me institucionet më kryesore të asaj kohe.

    “Një nga investimet më të mëdha të paranojës komuniste ishte që gjithë pjesa qendrore e Tiranës, institucionet, zona e Bllokut dhe Pallati Mbretëror ose Pallati i Brigadave siç u njoh më vonë, kishin një sistem të nëndheshëm komunikimi. Kjo ishte për arsye sigurie, pra në rast të një situate të papërshtatshme, ata mund të lëviznin nëpër këto tunele për të shpëtuar veten ose për t’u organizuar. Ne e dimë që sa herë janë bërë punime në bulevardin qendror janë gjetur tunele, sigurisht tani pjesë e paaksesueshme, por i dimë dhe bunkerët. Sot nuk e di në çfarë gjendje janë. Kam përshtypjen të paaksesueshme, të bllokuara, sepse kanë nevojë për mirëmbajtje, por janë hartat të të gjithë komunikimit që ka pasur zona e Bllokut me institucionet”.

    Demo

    Poshtë ke dhe pishinë dimërore. Familja e diktatorit gëzonte të gjitha lukset që ekzistonin në botë. Madje dhe makina, ai Benz-i i famshëm ishte një makinë me kamjo automatike dhe ajër të kondicionuar që në ato vite. Edhe këtu e kemi sistemin e ajrit të kondicionuar. Pra nuk kishte asgjë që ishte jashtë dhe të mos ishte i aksesueshëm për udhëheqësin.

    Edhe anëtarët e Byrosë politike nuk vinin për vizitë këtu, vetëm kur ishte protokolli i ditëlindjes së Enver Hoxhës. Edhe ajo bëhej në dhoma të veçanta. Asnjëherë nuk kanë qenë sipër në apartamentet e familjarëve të Hoxhës. Takimet zakonisht bëheshin në Shtëpinë e Partisë. Të vetmit ishin të privilegjuarit, p.sh. Ramiz Alia ka qenë një ndër ta që vinte shpesh këtu”, thotë historiani.

    Enver Hoxha
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.