Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » BE: X po mashtron përdoruesit
    Teknologji

    BE: X po mashtron përdoruesit

    July 13, 2024

    Platforma e rrjeteve sociale X është në kundërshtim me Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA) në fusha të lidhura me “modelet e errëta apo mashtruese”, transparencën e reklamave dhe qasjen e të dhënave për studiuesit, ka njoftuar Komisioni Evropian.

    Ekzekutivi i BE-së i dërgoi gjetjet paraprake për X pasi filloi një hetim në dhjetor të vitit të kaluar.

    Komisioni tani ka konstatuar se funksioni i shenjës së kaltër në X, i përdorur për t’i verifikuar llogaritë në platformë, është një model i errët i paligjshëm dhe i mashtron përdoruesit të besojnë se llogaritë e tyre janë verifikuar.

    Demo

    Përveç kësaj, reklamat që platforma duhet të krijojë sipas DSA-së, nuk funksionojnë dhe nuk e lejojnë nivelin e kontrollit që nevojitet sipas rregullave.

    Dhe së fundi, Komisioni tha se X nuk u jep studiuesve qasje në informacione dhe i mungon transparenca, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

    Bëhet e ditur se X në pronësi të Elon Musk tani mund të paraqesë komente me shkrim mbi gjetjet e Komisionit.

    Pastaj, ekzekutivi i BE-së mund të marrë vendime për të bërë ndryshime, ose potencialisht për ta gjobitur platformën.

    Siç raportohet, gjobat sipas DSA-së mund të jenë deri në 6% të fitimit global të kompanisë.

    Ndërkohë, hetimi për shkeljet e tjera të mundshme të platformës në lidhje me përmbajtjet e paligjshme dhe dezinformatat është ende në vazhdim.

    Ndryshe, gjiganti teknologjik u caktua si një platformë shumë e madhe online e njohur si VLOP në prill të vitit 2023 nën DSA, pas deklaratës së tij për arritjen e më shumë se 45 milionë përdoruesve aktiv mujor në BE.

    Rregullat kërkojnë që platformat VLOP të ndjekin rregulla strikte, siç janë kërkesat e transparencës dhe mbrojtja e të miturve në internet.

    Gjetjet e sotme janë të parat që Komisioni nxjerr në kuadër të DSA-së.

    Përveç X, hetime të tjera kanë nisur edhe kundër Meta, TikTok dhe AliExpress.

    Të përzgjedhurat
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.