Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
    Aktuale/Të Fundit

    A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

    January 19, 2025

    Një kërkesë jo shumë e zakonshme i erdhi Kosovës nga Bangladeshi.

    Demo

    Ky vend aziatik kërkoi që të bëhet punësimi i qytetarëve të saj në shtetin më të ri në Evropë.

    Megjithatë, që disa vite, qytetarët nga Bangladeshi janë duke punuar në kompanitë të ndryshme privat në vend.

    Por sipas, kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi këta punëtorë janë duke punuar në kushte jo të mira.

    “Janë duke u keqpërdorur jashtëzakonisht shumë, këta punojnë për një pagë shumë të ulët, 350-400 euro punët që bëhen më të rënda në Kosovë dhe janë në kushte tmerrësisht të rënda sepse unë vet i kanë vizituar ka ndodh në një dhomë prej 16 metrave kanë qenë rreth 11 punëtor të stacionuar dhe ato zinë, aty hanë ushqim, aty kryejnë pastrim dhe është një tmerr i madh”, thotë Azemi.

    E numri i punëtorëve që vijnë nga Bangladeshi, sipas Azemit, shkon në mbi 1 mijë.

    “Tmerr më i madh është se ata punojnë punë shumë të rëndë bile punojnë edhe punë shumë të rrezikshme, a është produktive kjo nuk është sepse shumica prej tyre nuk dinë të komunikojnë me pronarët e kompanive dhe në fakt shpeshherë këta punëtor nuk mund të japin atë që duhet me dhënë tek pronari i kompanisë për shkak të gjuhës. Dhe në kemi informacione se rreth 1000 punëtorë janë të këtij lloji dhe unë kam pa raste që punëtorët e Bangladeshit një kompani i ka marrë për të punuar, dhe ata për të plotësuar pagën kanë shkuar në një vend tjetër dhe pas orarit të punës pronari u shku dhe i ka thënë se këta janë të mijtë dhe nuk guxojnë të punojnë diku tjetër”, thotë Azemi për tëvë1.

    Por sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafunës, Kosova nuk është destinacioni i fundit i këtyre punëtorëve.

    “Kjo nuk ka paraqit një zgjidhje të përhershme te biznesit, për arsye se ardhja e tyre nuk ju ka krijuar biznesit komoditet që besoj që këta, kjo fuqi punëtore do të qëndroj për një kohë shumë të gjatë . Këta më shumë e kanë shfrytëzua Kosovën si trampolinë që të vijnë në Kosovë të punojnë deri në gjetjen e një mundësie për me dal në BE”, shprehet BE.

    Sipas një raporti të publikuar, nga Instituti Gap, në vitin 2023, mbi 3 mijë leje të punës janë lëshuar nga shteti i Kosovës për shtetasit e huaj gjatë atij viti. /Telegrafi/

    Kosova Të përzgjedhurat
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.