Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
    Aktuale/Të Fundit

    Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

    July 18, 2024
    sfeqla

    Analistët kanë deklaruar se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla duhet të japë përgjegjësi politike për arratisjet e fundit nga institucionet korrektuese.

    Hulumtuesi nga Instituti “Musine Kokalari” Belgzim Kamberi, ka thënë se pushteti vazhdimisht krenohet se në Kosovë ka ligj e shtet ligjor, e në të njëjtën kohë për pak muaj ndodhin disa arratisje.

    Kamberi në “Debat Plus”, tha se kjo e shpërfaq gjendjen e sistemit.

    Demo

    “Ka një kohë të gjatë që thuhet se shteti ligjor po funksionin, siguria u kthy në Kosovë… si është e mundshme që përnjëherë, shohim faktikisht përballemi me arratisje, që kanë dosje të rënda penale. E vërtetë që janë raste individuale por këto e shpërfaqin gjendjen e sistemit”, tha ai.

    Kamberi tha se kur ka rezultate të mira në sundimin e  ligjit ministritë i marrin meritat e policisë kurse për arratisje heshtin.

    “Pse kur kemi rezultat në veri i merr meritat në veri, kur kemi situata që e mundim Radojçiqin e Serbinë, e shohim ministrin te Ujmani. Kur ka ndonjë rezultat në luftën kundër krimit merret merita nga politika, s’i lihet policisë. Kur ka lëshim, kur ka arratisje, që e çmitizojnë, miti që u ndërtu… Si është e mundshme që paskemi kaq shumë kontroll, për dy muaj na ikin njerëz me vepra kaq të larta penale. A po funksionon sistemi a po jo?”, u shpreh ai.

    Analisti Ylli Hoxha ka thënë se dikush duhet të marrë përgjegjësi për ikjen nga burgu të Faton Hajrizit.

    “Si pasojë e papërgjegjësisë në institucione ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Njerëzit mund të ikin nga burgu. Ligji i Kosovës mund të jetë liberal, por nuk besoj se ka ndonjë ligj demokratik që mund të veprojë siç është vepruar me personin që është dërguar në Smrekonicë. Vendimi për Faton Hajrizin është marrë në vitin 2024 nga një strukturë që drejtohet nga një njeri i vendosur nga Vetëvendosje. Dikush duhet të japë përgjegjësi politike”, ka deklaruar Hoxha.

    Hoxha thotë se në vitin 2014 pas një ngjarje tragjike në Prishtinë, ku një fëmijë ka humbur jetën në një pus me ujë, Xhelal Sveçla që ishte në krye të inspektoratit ka dhënë dorëheqje morale.

    “Edhe situata e ditës së sotme është e tillë që dikush duhet të japë përgjegjësi politike”, ka deklaruar Hoxha.

    Analisti Imer Mushkolaj thotë se Xhelal Sveçla ka deklaruar publikisht se arrestimi i Faton Hajrizit është çështje ditës apo orësh por ai arrestim nuk ndodhi.

    “Për më pak se dy muaj katër persona kanë ikur nga burgjet dhe ju mundoheni ta arsyetoni këtë”, u është drejtuar Mushkolaj dy deputetëve të LVV, Arbër Rexhaj e Enver Dugolli.

    Ai tha se Sveçla është ai që duhet të marrë përgjegjësi.

    “Sveçla duhet të japë dorëheqje”, ka thënë mes tjerash Mushkolaj.

    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.