Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës 🌦️ bën të ditur se java e ardhshme pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që ka vazhduar që nga muaji shkurt.
📅 Moti i plotë për pesë ditët e javës:
🌤️ E Hënë
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell 🌥️. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu 🌦️.
🌡️ Temperaturat minimale: 3°C – 6°C | Maksimale: 16°C – 19°C.
💨 Era: Juglindja, 1-4 m/s.
⛅ E Martë
Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara ⛅. Vranësirat mund të sjellin riga lokale shiu 🌦️.
🌡️ Temperaturat minimale: 4°C – 7°C | Maksimale: 15°C – 18°C.
💨 Era: Jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.
🌥️ E Mërkurë
Moti do të jetë i vranët dhe me kushte për riga shiu 🌦️.
🌡️ Temperaturat minimale: 4°C – 7°C | Maksimale: 13°C – 16°C.
💨 Era: Jugperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.
🌥️ E Enjte
Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell 🌤️. Vende-vende parashihen kushte për riga shiu 🌦️.
🌡️ Temperaturat minimale: 3°C – 6°C | Maksimale: 9°C – 13°C.
💨 Era: Verilindja, 1-11 m/s.
🌧️ E Premte
Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu 🌧️.
🌡️ Temperaturat minimale: 3°C – 6°C | Maksimale: 7°C – 11°C.
💨 Era: Veriperëndimi, mesatare deri e fortë.
📌 Qëndroni të informuar për ndryshimet e motit dhe merrni masat e duhura! ⛈️