Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    • Ballina
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lajme
    • Shëndetësi
    • Sport
    • Teknologji
    Gazeta PixelGazeta Pixel
    Home » Çfarë duhet të dini për gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së?
    Aktuale/Të Fundit

    Çfarë duhet të dini për gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së?

    January 30, 2025
    thaci
    thaci

    I akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës do të paraqiten më 3 prill para jurisë së Gjykatës Speciale në Hagë. Akuzat kundër tyre përfshijnë: vrasje, tortura dhe zhvendosje të detyruar, dhe janë të lidhura me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm.

    Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle, tregon se si do të duket fillimi i gjyqit, sa kohë mund të marrë paraqitja e provave dhe sa kohë mund të marrë i gjithë procesi gjyqësor.

    Gjyqi do të fillojë me deklaratat e prokurorëve që kanë mbledhur prova.

    Demo

    “Pasi prokurori i posaçëm të bëjë deklaratën e hapjes, atëherë avokatit të viktimës i caktohet maksimumi 45 minuta për të folur në emër të viktimave në këtë rast. Janë 140 viktima që marrin pjesë, të përfaqësuar përmes këtij avokati”, deklaron Doyle për REL.

    Qindra dëshmitarë pritet të marrin pjesë në gjyq.

    “Prokuroria ka thënë se ka ndërmend të mbështetet në dëshminë e 312 dëshmitarëve, megjithëse ky numër mund të ndryshojë me zhvillimin e procedimeve,” shpjegon Doyle.

    Sa kohë mund të zgjasë i gjithë procesi i vetingut?

    “Kjo është shumë e vështirë për t’u parashikuar sepse, natyrisht, do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen procedurat. Pra, në të vërtetë, gjithçka që dimë tani është llogaritja e prokurorisë, rreth dy vjet për të paraqitur çështjen e tyre,” deklaron Doyle.

    Hashim Thaqi Jakup Krasniqi Kadri Veseli Rexhep Selimi Të përzgjedhurat
    Share. Facebook Twitter Telegram WhatsApp
    Demo
    Të fundit
    Tentoi ta vras një person në natën e Bajramit
    Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do ta largojë nga banesa
    “Nëse s’pranon, je i vdekur”- BBC për mafinë shqiptare: Padronë të drogës në Ekuador
    Bie tregu global i arit
    Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun
    © 2024 GAZETA PIXEL. Të gjitha të drejtat të rezervuara..

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.